Jurgen Klop është gati të bastisë talentet e Bundelisgës “së tij” për të përforcuar Liverpulin. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, sot për sot trajneri gjerman ka tre prioritete për merkaton e tij të verës dhe që të tre luajnë në kampionatin gjerman.

Veç Timo Vernerit, bomberit të Lajpcigut për të cilin po flitet prej muajsh, janë në shenjestrën e tij dhe Denis Zakaria e Borusia Mënshengladbahut dhe Lion Bejli, anësori sulmues i Bajer Leverkusenit, që prej kohësh është në planet e Celsit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb