21 fitore në 22 ndeshje i japin Liverpulit rekordin historik në këtë 2020, në të cilin skuadra e Klopit mund të rishkruajë historinë e Premier League. Të kuqtë fluturojnë drejt titullit të parë që kur ekziston formati modern i kampionatit (+16 ndaj Sitit dhe me një ndeshje më pak) dhe janë në rrugën e duhur për të thyer disa rekorde historike të veprimtarisë. Ja cilat janë:

Fitore radhazi në shtëpi: 18, vetëm dy larg Mançester Sitit të sezonit 2011/2012.
Fitore radhazi: 13 deri tani, gjashtë fitore larg Sitit të vitit 2017.
Fitore në transfertë: 9 suksese jashtë fushe, duhen 8 për të kaluar Sitin e sezonit 2017/2018.
Ndeshje radhazi pa humbje: Liverpuli nuk humbet prej 39 ndeshjesh, mungojnë 11 për të kaluar Arsenalin e sezonit 2003/2004.
Kampionat pa humbje: Arsenali e mbylli sezonin 2003/2004 pa asnjë humbje.
Ditë pa humbje: mes sezoneve 2003/2004 dhe 2004/2005, Arsenali nuk humbi prej 537 ditësh, Liverpuli është në kuotë 382.
Fitore në një kampionat të vetëm: Siti siguroi 32 sezonin e shkuar, të kuqtë janë në kuotën e 21 pikëve.
Numri i pikëve në një kampionat: në vitin 2017/2018 Siti e mbylli me 100 pikë, Liverpuli mund të shkojë në 112 nëse fiton të gjitha ndeshjet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb