Modelet shpesh paragjykohen si vajza vetëm të bukura, por Livia i ka idetë e qarta dhe nuk I intereson mendimi i të tjerëve. Pasionin nuk mund ta lërë pas dore, por prioritet për të është shkolla. Livia është një vajzë e bukur dhe është e vetëdijshme për këtë.

Megjithatë më tepër sesa një modele ajo dëshiron fort që të jetë një psikologe model për brezat e ardhshëm. Livia ishte 15 vjeç, kur krejt rastësisht u bë pjesë e botës së modës dhe spektaklit.

“Isha 15 vjeçe, rastësisht pashë një reklamë të Miss Shqipërisë dhe ishte mami që tha “po sikur ta provosh një herë?” Gjatë spektaklit kisha shumë emocione, madje kisha frikë mos rrëzohesha në skenë”, tregon Livia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb