TIRANË- Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dorëzuar Kuvendin një raport për gjendjen e kriminalitetit në vend për 2015. Sipas këtij raporti, në 2015 numri i procedimeve penale të regjistruara për korrupsion është rritur me 49%. Për korrupsion aktiv janë regjistruar 58 procedime penale, ndërsa 25 për korrupsion pasiv të gjyqtarëve.

“Në 2015, rritje me 49% numri i procedimeve të regjistruara për korrupsion. Rritje me 75% numri i procedimeve të dërguara për gjykim. Në 2015 u regjistruan 58 procedime penale për korrupsion aktiv, 25 procedime me 9 të pandehur për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 76% e kërkesave të prokurorëve kanë patur objektiv caktimin e masave të sigurisë “arrest me burg”. 24% e kërkesave kanë pasur si objekt caktimin e masës së sigurimit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhet në raport.

Përsa i përket veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave, në raport thuhet se në 2015-ën, Shqipëria doli nga lista e monitorimit të KE-së dhe u rrit me 18% numri i procedimeve. Po kështu, kryeprokurori Llalla ka raportuar se ka pasur 47 të pandehur në 2015 për krijim dhe organizim të grupeve të strukturuara kriminale. Vitin e kaluar pati një ulje me 14.5% të numrit të procedimeve për trafiqe të paligjshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: