FIER- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar mesditën e sotme një takim në prokurorinë e Fierit. Takimi është zhvilluar fillimisht kokë më kokë me drejtuesin e prokurorisë e më pas me stafin e prokurorëve.

Pas takimit në Fier, kryeprokurori Adriatik Llalla ka pohuar për median se prokuroria shqiptare është e aftë të pastrojë radhët e saj nga elemente të korruptuar.

Mësohet se vizita është bërë në mbështetje të Prokurorisë së Fierit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: