TIRANE

Ka reaguar sërish në twitter ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërsa bën bilancin e policëve të plagosur në protestë,Lleshaj përsërit edhe një herë thirrjen për qytetarët që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!

“13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike.
Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!” -shkruan Lleshaj në twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb