TIRANE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Sekretarin e Përgjithshëm të MB Plarent Ndreca, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Rebani Jaupi dhe Zv/drejtorin Dhimitraq Ziu, pas momentit të ndërrimit të viteve kanë takuar punonjësit e Policisë që janë me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festimeve me rastin e ardhjes së vitit të ri.

Ministri Lleshaj, ka uruar punonjësit e policisë dhe në shenjë falënderimi u ka dhuruar atyre nga një pako simbolike të përgatitur nga Ministria e Brendshme.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Ministri Sandër Lleshaj ka theksuar se:

“Ardhja e këtij viti është pritur në mënyrën më dinjitoze, pa shumë zhurmë por me shumë gëzim e lumturi dhe uroj të gjithë shqiptarët por në radhë të parë punonjësit e Policisë së Shtetit, të zjarrfikëses, të mjekësisë dhe të gjithë ata që sot e presin vitin e ri duke kryer shërbim dhe jo pranë familjeve të tyre dhe për këtë kam ardhur për t’u thënë faleminderit këtyre njerëzve të cilët me sakrificë, me profesionalizëm dhe me dinjitet shërbejnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Uroj të gjithëve gëzuar, një vit të mbarë e të lumtur.”

Në të gjithë vendin gjatë ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb