Gjatë vizitës në Prishtinë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se bashkërisht ranë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë

STATUSI I PLOTE
Gjatë vizitës në Prishtinë, në takimin me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.

Duke diskutuar pēr forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë.

Me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit ????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: