TIRANË

Komisioni i Medias dhe Edukimit, i cili kryesohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thirrur sot në dëgjesë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Ky komision kishte në rend të ditës ndërhyrjen e policisë në ambientet e fakulteteve dhe për dhunën e ushtruar ndaj studentëve, por ministri Lleshaj nuk ishte prezent. Kryetarja e komisionit u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve, duke shtuar se kryeministri Rama e urdhëroi ministrin të mos ishte prezent sot në dëgjesë.

Sipas saj, ky veprim është antikushtetues, sepse siç tha Vokshi çdo ministër e ka për detyrë të paraqitet dhe të raportojë mbi veprimet dhe mosveprimet, që janë në kompetencën e tij

“Policia ushtroi  dhunë ndaj studentëve dhe ky është një akt antikushtetues. Lleshaj bojkotoi degjesën në komision. Minisitri Lleshaj nuk erdhi në komision me urdhër të Ramës. Raportimi në komision është detyrim kushtetues. Bojkoti i degjeses është fyerje e rëndë për komisionin. Dëgjesat kanë qenë refuzim i perseritur i ministrave. Unë dua që t’i bëjë thirrje ministrave që të paraqiten dhe të mos shkelin mbi kushtetutën. Është turp i madh, vetëm në vendin tonë ndodh kur maxhoranca bojkoton një komision”, tha Vokshi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb