Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur opozitës parlamentare dhe veçanërisht Myslim Murizit për vrasjet në Shqipëri ku ka theksuar se nuk ka vrasje çdo ditë në Shqipëri.

Lleshaj thekson se Shqipëria shënon numrin më të vogël të vrasjeve për 100 mijë banorë në historinë e saj dhe sfidoi opozitën të sjellë shifrat.

Po ashtu ministri i Brendshëm deklaroi se Shqipëria ka tregues pozitivë dhe në nivele të krahasueshme me vendet e BE, madje disa vende të BE kanë numrin e vrasjeve 2-fish apo 3- fish më të lartë se Shqipëria.

”Nuk ka vrasje përditë. Kemi numrin më të vogël të vrasjeve në historinë tonë. Kemi më pak vrasje sot se para 5 vitesh.
Me të gjithë respektin. vrasje nuk ka përditë në Shqipëri dhe jemi në nivelet minimale për numrin e vrasjeve dhe jemi në nivelet e krahasueshme të vrasjeve për 100 mijë banorë edhe me vende të BE. KA vende të BE që kanë numrin e vrasjeve 2-fish apo 3- fish më të lartë. Sa kohë të ketë liri do të ketë krim.
Kemi tregues pozitivë, ju sfidoj me shifrat. Thoni këtu jeni jashtë asaj që thoni, nuk më mungon kuraja për ta pranuar pasi jo të gjithë që them mund të jenë të sakta. ”- tha Lleshaj nga foltorja e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb