TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur sot disa mysafirë të veçantë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh të fortë në lidhje me sigurinë në rrugë. Lleshaj shkruan se aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër se kriminelët.

Ministri është takuar me ekipin fitues të biçiklistëve të shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë. Në emër të së ardhmes së tyre, Lleshaj kërkon nga qytetarët më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor.

“Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët.
Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.
Për këtë qëllim, prita me kënaqësi sot ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare ‘Pjetër Budi’ në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.
Këta fëmijë janë një model i bukur angazhimi në shërbim të sigurisë në rrugë dhe e ardhmja e tyre është një thirrje e fortë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm ???♂?✈️??”, shkruan Lleshaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb