Deputetja Rudina Hajdari reagon për protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia. Hajdari shkruan në “Facebook” se “ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen”.

Mesazhi i Hajdarit:

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrizë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.
Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
#DrejtësiPërKlodianin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb