TIRANE

Pas deklaratave dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin nga presidenti Ilir Meta të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, vjen një reagim nga ish-presidenti Bujar Nishani.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani sugjeron që dikush t’i mësojë Ramës pa nga jurisprudenca, pasi ky i fundit tha se; “ish Presidenti (Nishani) duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të tij”.

REAGIMI I NISHANIT
Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!!
“Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?
Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !
Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.
Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.
Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues.
Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !
Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????
(ed.me/BalkanWeb)