Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas konfliktit të krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë së i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Në një konferencë për mediat në Tiranë Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Po ashtu Fleckenstein tha se reforma në drejtësi po vijon. “Reforma në drejtësi po vijon pavarësisht se e dimë se ka disa probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Një reformë e tillë është mjaft e vecantë pasi nuk shikojmë që një përpjekje e tillë të jetë bërë në ndonjë vend tjetër ndaj nëse dalin probleme duhet te jemi të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato.” – u shpreh Fleckenstein.

Duke komentuar situatën politike në vend, Fleckenstein tha se partitë kanë këndvështrime të ndryshme për situatën në vend.

“Vitin që vjen kemi zgjedhje në PE dhe nje nga pyetjet është cfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, dhe unë jam i sigurtë se pavarësisht zgjedhjeve do ketë një maxhorancë që do të jetë pro procesit të zgjerimit, përvec partive të ekstremit të djathtë, të cilat asnjëherë nuk duan asgjë. Problem është ndonjëhere Këshilli, pasi jo të gjitha shtetet anëtare bien dakord në të njëjtin moment. Zgjedhje ne PE do te sjellin shumica të tjera por do të jenë besoj gjithnjë pro rrugëtimit të Shqipërisë në BE.” tha Fleckenstein, ndërsa zgjodhi më pas t’iu përgjigjet interesit të gazetarëve.
(ed.me/xh.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb