TIRANE

Rreth 15 mijë biznese të cilat nuk kanë aktualisht një llogari bankare dhe janë me xhiro mbi 2 mln lek në vit deri më datën 25 Tetor duhet të pajisen me llogari bankare. Në një intervistë për neës 24 drejtori i politikave fiskale në ministrinë e financave thote se ky ndryshim në ligjin për procedurat tatimore bëhet për të ulur qarkullimin e parave të pista.

“Të gjithë subjketet mbi 5 mln kishin detyrimin për të pasur llogari likuiduese, ndërkohë me këtë masë ne e ulëm këtë prag duke futur edhe subjektet tatimpaguesit në qarkullim 2 mln e sipër për të pasur llogari bankare. Kjo është në një linjë me atë strategjinë që kemi për uljen e cash-it në ekonomi për formalizimin e ekonomisë për kanalizimin e cdo transaksioni shitblerje nëpërmjet bankës dhe nëse ne do të duam të avanciojmë në reformat ekonomike në kuptim të integrimit detyrimisht jemi të detyruar të ecim pas kësaj rruge.” u shpreh Lera

Por a do të ketë kjo një kosto shtesë për bizneset të cilat do të paguajnë edhe komision në banka?
“ Ne të gjithë kemi nga nje llogari bankare pjesa dërrmuese e biznesit ju sigurojë që ka llogari bankare dhe të gjithë e dimë se sa janë kostoto e llogarive bankare.Ajo që dua të theksoj është se unë nuk e di do jetë kosto 10 lek apo 12 lek por di të them që ky është një hap I dosmosdoshëm që duhet ndërmarrë dhe me rritjen e numrit të tatimpaguesve natyrisht dhe sistemi banker do të reagoj edhe në drejtim të uljes së kostove për celjen e mirëmbajtjes së këtyre llogarive por edhe të uljes së kostove për shërbimet e transaksioneve që kryejnë. Pra nuk është cështja tek kosto, cështja është që ne duhet të marrim hapa për të formalizuar ekonominë tonë dhe kanalizimi I transaksioneve nëpërmjet llogarive bankare është një nga masat që ndikon në reduktimin e ekonomisë informale.” tha Lera.

Përvec bizneseve detyrim për të hapur një llogari do të kenë edhe Organizata Jo fitimprurëse. Për ato biznese që nuk e zbatojnë ligjin parashikohen edhe panalitete që arrijnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.Ministria e Financave thotë se ndryshimet ligjore janë kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht nga Agjencia europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb