Kur jemi ekzaktësisht edhe 44 ditë nga fillimi i Botërorit, CIES, Observatori i Futbollit, ka publikuar një artikull ku mbi bazën e statistikave mendohet se Spanja do të jetë fituese e kompeticionit më të lavdishëm të këtij sporti.

CIES ka analizuar një renditje virtual, që llogarit përqindjen e lojtarëve të angazhuar në Ligat dhe në kupat kombëtare, që nga Korriku i vitit të kaluar, duke nxjerrë dhe 23 futbollistët më të aktivizuar.

Në këtë klasifikim unik, Spanja është e para, e si rrjedhojë në letër është kampionia e ardhshme e botës. 23 futbollistët e skuadrës iberike kanë luajtur mesatarisht 81.1% të ndeshjeve të ekipeve respektive në sezonin aktual. Kjo është përqindja më e madhe në të gjitha skuadrat finaliste të Botërorit 2018.

Në këtë llogaritje shtohet edhe niveli sportiv i klubeve ku luajnë lojtarët e Spanjës, që në total është më i lartë se përfaqësueset e tjera. Brazili, Franca dhe Gjermania janë 3 skuadrat e tjera që ngjiten mbi 80% në këtë indeks të veçantë. E fundit në pretendentët e Botërorit është përfaqësuesja e Panamasë. Botërori i kësaj vere nis në 14 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe të 15 korrikut në Moskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: