NGA: ZONJA KATERINA

800 gr – 1 kg llukanik fshati
1 kg patëllxhanë
500 gr speca
1.5 kg domate
1 lugë supe sheqer
2-3 lgj uthull
2-3 lgj vaj ulliri
Gjethe dafine, rozmarinë
Kripë, piper kokërr, rigon

Fillimisht presim patëllxhanët në feta rrumbullake ose për së gjati dhe i vendosim në uje me kripë për 30 minuta. Më pas i kullojmë mirë dhe i vendosim në furrë me pak vaj dhe kripë të piqen, ose mund t’i skuqim lehtë në tigan që nuk ngjit së bashku me specat.

Ndërkohë përgatisim salcën. Pastrojmë domatet nga cipa dhe farat dhe i grijmë në rende ose në kubikë të vegjël. Në një tenxhere hedhim vajin dhe erëzat dhe e lemë për 1-2 minuta të aromatizohet, më pas shtojmë domatet. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë dhe uthull. I lemë domatet të zbuten dhe të ulin vëllimin dhe më pas i kalojmë në blender duke përgatitur një salcë kremoze të lidhur.

Në një tigan të thellë që nuk ngjit kaurdisim llukanikun të prerë në rrathë. E spërkasim me pak piper dhe e lemë sa të piqet pak dhe të lëshojë aromat. Në tiganin ku skuqëm llukanikun vendosim salcën e përgatitur të domates dhe e lemë të marrë valë për 2-3 minuta duke shtuar dhe pak rigon.

Marrim një pjatancë dhe servirim fillimisht patëllxhanët duke i spërkatur me gjethe borziloku ose nenexhiku. Vendosim llukanikun me salcë, specat, patëllxhanët dhe përsëri llukanik dhe salcë. E spërkasim në fund përsëri me gjethe borziloku dhe e kemi gati për t’a konsumuar.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb