Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar pak minuta më parë arrestimin e Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump.

Barrack akuzohet se është përfshirë në lobime të huaja të paligjshme si dhe pengim të drejtësisë.

Ai dyshohet se ka mbrojtur në mënyrë të paligjshme interesa e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu mendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

74-vjeçari Barrack është një aleat i Donald Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb