Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç po i viziton vendet që janë nën sferën e ndikimin rus dhe ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Vela në një postim në Twitter shkruan se Serbia së shpejti do të vihet në sprovë.

“Daçiç po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në sprovë!”, shkruan Vela.

Neni 4 i Marrëveshjes Kosovë-Serbi thekson se palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në vizitën e tij në Taxhikistan dhe disa vende tjera ka lobuar kundër Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: