TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Prokurorisë së Tiranës. Organi i akuzës thërriti sot kryedemokratin si person që mendohet se ka dijeni në lidhje me lobimin e selisë blu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Basha është paraqitur në Prokurori mëngjesin e sotëm. Burime nga PD-ja thonë se kryedemokrati ka pranuar thirrjen, pasi Prokuroria e ka kërkuar për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që herën e parë, ai ishte thirrur për t’u njohur me aktet.

“Këtë herë, kërkesa e Prokurorisë është e ligjshme, sepse e kërkon për të dëshmuar si person që ka dijeni për rreathant e ngjarjes. Herën e kaluar e Basha u thirr për t’u njohur me aktet. Bëhej fjalë për njohjen me leterporositë që kanë shkuar që në gusht në Prokurori dhe i bëjnë publike tani, sipas axhendës politike të Ramës. Pasi kërkesa u konsiderua e paligjshme dhe në shërbim të qeverisë, erdhi një shkresë tjetër, e formuluar brenda kërkesave ligjore, që kërkon dëshmi në cilesinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Njësoj si disa muaj më parë, kur ka dhënë një dëshmi të ngjashme, Basha u paraqit në Prokurori.” -u shprehën burime nga PD.

Pas Bashës në Prokurori ka mbërritur edhe ish-deputeti Gazmend Bardhi. Ai bashkë me Ilir Dervishin dhe Arben Ristanin që po ashtu pritet të thirren në Prokurori do të dëshmojnë si persona që kanë diejeni për ngjarjen.

Lideri i PD-së të enjten e kaluar u thirr nga  Prokuroria e Tiranës, por ai nuk shkoi pasi ndodhej në një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërsa e konsideroi thirrjen ne organin e akuzës një propagandë politike. Në letër Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: