TIRANE

Në fjalën e tij ne seancë plenare ku përshëndeti ndryshimet e sjella për miratim ne seancë në ligjin për vettingun ne polici, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal edhe një hetimet e prokurorisë për lobimin e PD në SHBA.

“Ne duhet të forcojmë edhe një ligj tjetër atë të financimit të partive. Jemi para një akti të konfirmuar nga gjithë burimet. PD, partia e idealeve të dhjetori, që sot shtë peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej një mln dollarë. Ish – zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të mbrojtjes tha dje qartë se kur opozita djeg mandatet, kjo është toka më pjellore që Rusia të ushqejë më shumë armiqësi në Ballkan.

Provat në ‘Mother Jones’, ende sot PD, jo Lulzim Basha, ai nuk mund të ketë më të drejtë të flasë në emër të PD, po ajo që ka mbetur nga PD për t’u distancuar nga kjo lidhje që nuk ka ndodhur në Shqipëri. Nuk është e rastësishme që në 16 shkurt e 16 mars të ketë protestë në Podgoricë Tiranë e Beograd e më tej protesta e 13 prillit në Tiranë të bëhet pasdite.  Kështu del përpjekja jonë për një ligj shumë të mirë për financimin e partive politike.

Thirrja ime sot është për prokurorinë : Të vijojë punën me intensitet, të gjithë e dinë që ka një hetim edhe nga autoritet skoceze e për të cilat janë fajtor një kupolë drejtuese kriminale në PD. Basha sot është një huligan që merr guximin të godasë policinë e shtetit. Kushdo të jeni të sigurtë që do marrë ndëshkimin që i takon” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb