TIRANË

Prokuroria e Tiranës pushon akuzën e pastrimit të parave për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke e dërguar dosjen në gjykatë.  Kryedemokrati do të jetë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularit.

Bëhet fjalë për fjalë për plotësimin e formularit të financave të partisë. Gjithashtu hetimet janë mbyllur edhe ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani dhe shefit të financës Ilir Dervishi, ndërsa dosja është dërguar në gjykatë po për të njëjtën akuzë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: