Milani është ndryshe nga sezonet e fundit dhe kjo është fare e qartë. Padiskutim që meritën më të madhe për këtë e ka Montella por jo vetëm. Grupi me lojtarë të rinj duket se është promotori i kësaj skuadra.

I intervistuar nga “Gazzeta della Sport” njeriu i mnomentit tek “kuqëzinjtë”, Manuel Locatelli, tregon për suksesin e tij, si dhe shokët në ekipin “kuqezi”. Ajo që bie më shumë në sy është modestia që ky lojtar ka. Edhe pse 18-vjeç ai sillet si një kampion. Në mendjen e tij ekziston Milani i madh dhe beson se me bashklojtarët do ta rikthejë atë atje ku i takon.

“Falë familjes time. Babai dhe nëna janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, pa harruar vëllain dhe motrën. Më dërgojnë mesazhe aq të bukura gjatë gjithë kohës sa më bëjnë të qaj. Unë ende ndihem si moshatarët e brezit tim. Nëse do të mendoja për paratë në këtë moshë nuk do të shkoja askundi. Them gjithmonë se nëse dikush është i fortë, herët a vonë rasti do t’i vijë. Kur hyj në Meazza ende nuk arrij ta kuptoj që po ndodh.

Projekti me të rinj dhe italianë është shumë i bukur dhe për këtë duhet të falenderojmë Galianin dhe Berluskoni. Sekreti në sektorin tonë të të rinjve, qëndron te njerëz si Filippo Galli dhe De Vecchi. Me mua, Donnarumma-n, Calabrian, Romagnoli, De Siglio-n Milani ka një projekt të bukur për 10 vitet e ardhshme. Unë dhe Gigio jemi njohur që te moshat dhe jemi miq të vërtetë. Ai nuk lëviz prej këtu”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb