Manuel Locatelli është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Pas shumë tratativave të vështira, bardhezinjtë ia dolën të bindin Sassuolon për të lënë Locatellin të firmosë.

Për dy vite Locatelli do të jetë i huazuar tek Juventusi teksa në 2023 kontrata parashikon blerjen për 35 milion euro deri në vitin 2026.

Locatelli është ‘prodhim’ i Milanit derisa kuqezinjtë vendosën ta largojnë për tek Sassuolo. Në ekipin modest, italiani gjeti veten duke shkëlqyer më pas dhe në Euro 2020 me Italinë.

Tashmë ai do të shijojë një aventurë të re me Juventusin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb