Kryebashkiaku Shpend Ahmeti ka zbuluar se niveli qëndror i pushtetit në Kosovë ka rekomanduar mbylljen e Prishtinës për 1 javë.

Duket se Lock-Down në Kosovë do të rikhthet pikërisht me kryeqytetin që ka numrin më të lartë të rasteve, por edhe atë të testimeve.

Për më tepër Ahmeti nuk ka qenë dakord me këtë mbyllje pasi denoncon se në komuna statistikat japin një pasqyrë të padrejtë.

“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh”, ka thënë ai.
Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situaten epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike”, ka thënë Shpend Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb