Mediat britanike raportojnë se Premier League do të vijojë normalisht pavarësisht ”Lock-Down”-it kombëtar të njoftuar nga Boris Johnson në Angli.

Jo vetëm kampionati më i rëndësishëm i futbollit në ishull, por çdo sport elitar profesionist mund të vijojë pa prezencë spektatorësh teksa sportet amatore do të ndalohen.

Po ashtu palestrat, sallat apo çdo ambient që ofron stërvitje sportive për golf, not, qitje apo gara duhet të mbyllen dhe ndalohen, teksa lejohen vendet sportive dedikuar personave me aftësi të veçanta.

Tashmë ndeshjet e Premier League mund të vijojnë pa tifozë duke i hapur rrugë vijimësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb