Me siguri e dini që banania është e pasur me kalium, por nuk arrini të kuptoni rolin jetësor që ky mineral luan në trup. Kaliumi ndihmon në
forcimin e muskujve, kontrollin e lëngjeve dhe balancimin e mineraleve. Për më tepër, kaliumi zvogëlon efektet negative të konsumimit të
tepërt të kripës, një problem që e kanë shumë njerëz.
Një i rritur konsumon mesatarisht 3,400 miligramë kripë në ditë, gati 50% më shumë të sasisë së rekomanduar. Një dietë e pasur me kalium
ndihmon trupin të nxjerrë jashtë sodiumin. Kaliumi ndihmon gjithashtu për uljen e tensionit të gjakut. Duke rritur sasinë e konsumimit të
kaliumit dhe ulur sasinë e sodiumit, mund të ulni rrezikun për të pësuar një goditje në tru me 21%, si dhe mund të ulni rrezikun për t’u
prekur nga një sëmundje në zemër.
Ja cilat janë disa shenjat që shfaq organizmi kur keni mungesë të kaliumit:
Jeni gjithmonë i lodhur
Nëse nuk arrini të çlodheni dhe nivelet e energjisë janë shumë të ulëta, mund të keni mungesë të kaliumit. “Çdo qelizë në trup ka nevojë për
sasinë e duhur të kaliumit që të funksionojë”, shpjegon Lauren Blake, eksperte e dietave tek Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit
Shtetëror të Ohajos.
“Nëse jeni shumë i lodhur dhe kjo nuk vjen si pasojë e mungesës së gjumit, mungesa e kaliumit mund të jetë një ndër shkaktarët”, shton
ajo.
Ndiheni të plogësht, ju dhëmbin muskujt
Kaliumi luan një rol kyç në forcimin e muskujve, si të zemrës ashtu edhe të gjithë trupit. Prandaj, kur nivelet e tij janë të ulëta, ju ndieni
dhimbje gjatë ditës ose kur bëni stërvitje, thotë Blake.
Ndiheni të lodhur, keni marramendje dhe ju duket sikur po ju ther trupi
Ndjesia e therjes së krahëve apo këmbëve mund të jetë një tjetër shenjë që tregon se keni mungesë të kaliumit. Gjithashtu mungesa e këtij
minerali shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Keni tension të lartë të gjakut ose dridhje
Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngushtim të mureve të brendshme të enëve të gjakut, duke puar kështu në hipertension. Ju mund të
keni gjithashtu probleme me rrahjet e zemrës, duke qenë se muskujt e zemrës e kanë më të vështirë të pompojnë gjak kur balanca mes
sodiumit dhe kaliumit është jashtë kontrollit, shkruan shëndeti.
Ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës
Kur keni mungesë të kaliumit, trupi e ka të vështirë të rregullojë nivelet e sodiumit dhe mund të shkaktojë fryrje barku si pasojë e kripës.
Keni probleme me rrahjet e zemrës
Kur nivelet e kaliumit janë shumë të ulëta, mund të sjellin pasoja shumë të rënda në shëndet. Nëse keni rrahje të shpeshta zemre apo ju
duket sikur po del nga gjoksi, mund të keni rrahje zemra të çregullta. Prandaj duhet të kontrolloheni menjëherë tek një mjek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: