Kosova, me 17 shkurt mbush 11 vjet. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së shtetit, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjell këtë festë shtetërore.

“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndërkaq duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re e për të dëshmuar autenticitetin e saj, autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final.
Këtë vjet festa organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Për festimin sa më të mirë të kësaj dite, të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e Kosovës. 17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb