Ministrja e Kulturës Elva Margariti u përgjigj në një dalje publike për çështjen e logos së Teatrit të Operës. Logoja e re ka ngjallur një valë reagimesh për shkak se akuzohet si plagjiaturë, ndërsa vet Opera doli në orët e vona të mbrëmjes me një sqarim.

Gjatë paradites, Margariti u shpreh se çështja duhet verifikuar.
“E mësova nga mediat ngjarjen. Konkursi u bë vjet. Një komision do e shqyrtojë në vijim. Sigurisht që duhet verifikuar. Me këtë çështje është marrë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit”, tha ajo ndërsa vuri në dukje se nuk ka informacion zyrtar për rastin.

Logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka ngjallur një valë reagimesh ne rrjetet sociale nga artistët. Shkak është bërë pretendimi se ndonëse për të është hapur një thirrje publike, është bërë një konkurs dhe është përzgjedhur një fitues me një kosto prej 18 mln lekësh të vjetra, logoja është plagjiaturë. Nga Teatri kombëtar i Operës dhe Baletit si edhe Ansamblit te Këngëve dhe Valleve Popullore, nuk ka një reagim mbi jurinë e ngritur për te përzgjedhur fituesin as se kush është fituesi.

Margariti u shpreh para mediave se çështja është nen menaxhimin e Teatrit te Operës. Ajo foli për masa të mëtejshme. Logoja ka kohë që përdoret në materialet zyrtare të Teatrit të Operës. Thirrja publike gjendet online ndërsa fituesi jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb