“Panorama Sport” vjen me një risi për të gjithë lexuesit e saj, duke organizuar lojën ”LOJA E BOTËRORIT”. Gjatë ditëve të Botërorit 2022, edhe ju mund të jeni fitues i çmimeve të vendosura për këtë eveniment, nëse merrni pjesë me parashikimet tuaja të sakta gjatë turneut.
Lojërat ose quicet me parashikime ndeshjesh në evente sportive shumë të rëndësishme si Kampionati Botëror aplikohen sistematikisht prej dekadash pothuajse në mediat sportive të çdo vendi. Interesimi ka qenë gjithnjë në rritje dhe pjesëmarrja në to ka qenë në nivele rekord në Botërorin e fundit (Rusi 2018), pasi gjithçka është “spostuar” në sistemin online dhe jo vetëm në modelin print.

Nëpërmjet lojës “LOJA E BOTËRORIT”, synojmë që të përfshijmë lexues të të gjitha moshave që nuk janë vetëm tifozë të një skuadre të caktuar, por edhe fansa të yjeve të nivelit global si Mesi, Ronaldo, Mbape etj…

Loja është konceptuar e thjeshtë, por gjithëpërfshirëse, sepse krijohen mundësitë që të ketë jo vetëm parashikim ndeshjesh (fitore-barazim- humbje), por edhe rezultatet e sakta, që mund të shtojnë pikët për çdo pjesëmarrës. Dhe mbi të gjitha, i kemi kushtuar rëndësi të madhe transparencës: secili prej pjesëmarrësve sheh në kohë reale se sa pikë kanë edhe rivalët e tij njëkohësisht./PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: