Analisti Julian Zylaj komentoi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24.

Zylaj tha se opozita e humbi mundësinë për të qenë në këtë proces, pasi nuk sugjeroi një kandidaturë që të ishte e pakundërshtueshme.

Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, tha se presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, por sipas tij, politikanët shqiptarë kanë bërë budallallëqe në Kushtetutë dhe ky është problemi.

Zylaj: Unë mendoj se humbi një mundësi opozita, që të sugjeronte një kandidaturë të pakundërshtueshme. Një kandidaturë që të kthehej në ato çështjesh, si në disa protesta, kur edhe vetë kryeministri është tërhequr dhe ju është përgjigjur lëvizjeve popullore. E vetmja mundësi që kishte opozita, që të sillte një kandidaturë të pakundërshtueshme, e dogji. Bëhet fjalë për seriozitetin. Është qesharake të flasim për kandidatura që nuk mblidhnin dot as 20 firma. Ka vetëm një të vërtetë, loja e rrezikshme do të ishte nëse do të ishte bërë në çdo lloj mënyre tjetër, përveçse kështu. PS nuk e dha Presidentin në asnjë moment. Kemi një qasje politike të asaj pjese të PD, që nëse vazhdon në kohë, më në fund do t’i çlirojë shqiptarët nga një histori dhe negativitet politik që nuk të çon askund.

Gjata: The se nga pikëpamja kushtetuese ishte në rregull, por e vërteta është që president duhet të zgjidhet me konsensus. Por ne kemi bërë budallallëqe në Kushtetutë dhe ky është problemi. Procesi kërkon konsensus, përpjekje maksimale për konsensus.

Zylaj: Balla e ka bërë këtë, që nuk vazhdojnë pa 20 firma.
Gjata: Po lëre tani, se unë të lashë të flasësh. Thuhet shpesh se presidenti është një figurë morale, po për kështu romane, fjalë të bukura, themi sa të duash, po ku është katandisur presidenti. Një president që guxoi të dilte kundër Ramës, e cuan dy herë në gjykatë e deshën ta shkarkonin. Ti zotëri do figurë morale? Zgjidhe nga populli, lëri prockullat, më lërë një arushë të të jap një autobus. Hajde blej dy nga opozita, dy nga ajo që është apo jo opozitë. Do vullnet politik? Hajde ta zgjidhim nga populli. Presidenti që të qëndrojë mbi palët, do kompetenca. I duhet një autorizim për detin, do vejë një alimfatrak aty, e kaq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb