Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 i quan ‘lojë e nëndheshme’ zhvillimet e Gjykatës Speciale nga aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit deri tek arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK.

Sipas Milos, këto lëvizje mund të mos kenë fare lidhje me Kosovën, por Kosova po përdoret si kokë turku, për rivalitetet dhe qëllimet gjeopolitike në Ballkan.

Milo thekson se ka një lojë të nëndheshme, dhe në këto raste përdoren instrumente publike e jopublike për të arritur qëllimet ose për të goditur kundërshtarët.

”Momenti që është zgjedhur nuk është rastësor. Nuk vëmë në dyshim luajalitetin e SHBA në raport me Kosovën. Aq më tepër për zhvillimet e fundit.

Ka një lojë të nëndheshme, që shkon përtej Kosovës. Që përdor instrumente publike dhe jopublike në rivalitetet gjeopolitike në Ballkan. Por Kosova do të përdoret si kokë turku për synime më të mëdha.”- tha Milo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb