Në futbollin shqiptar, në këtë format me dhjetë ekipe, është shumë e vështirë të parashikosh, kjo u vërtetua edhe në këtë fillim viti ku nuk munguan rezultatet surprizë. Ndryshime ka sjell dhe tregu i transferimeve, duke e bërë edhe më interesant pjesën e mbetur të sezonit.

Shpëtim Duro, tekniku i mirënjohur, i ftuar në “News24” në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi javën e 16-të, ku fillimisht u ndal tek klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Duro pohoi se shkodranët janë një ekip shumë kompakt, shumë i investuar, madje për të problemi më i madh është fryrja e grupit, por ekipi i Brdaric do të jetë aty, në garë për titullin kampion.

Duro u ndal edhe tek Partizani, ndryshimet që bënë të kuqtë në staf dhe organikë, ndryshime që paktën një imapkt pozitiv, por një ndeshje nuk mjafton për të thënë se deri ku mund të shkoj ky ekip.

Tekniku kryeqytetas analizoi edhe sfidën Kukësit-Dinamo, një ndeshje që u shty dhe u shoqërua me polemika të cilat i vazhdojë edhe Bledi Shkëmbi në konferencë për shtyp duke bërë ironi me teknikun italian, për Shkëmbin, Longo sheh shumë filma me spiunë e partizani duke qenë larg realitet shqiptar.

Partizani – “Partizani e ka pasur potencialin dhe në fazën e parë, por nuk ka marrë rezultatet e duhura. Ndryshimet janë të pashmangshme kur nuk merr rezultate.  Për sa i përket Partizanit, periudhe e janarit është e vështirë përsa i përket lojtarëve të lirë.  Partizani ka marra disa futbollistë që njihen në tregun shqiptar.

Rikthimi i Bitrit që ka kontribuar sezoni e kaluar. Është futbollist që ka luajtur mirë. Kallaku i huazuar,  që dihen vlerat e tij. Ka marrë dhe Skukën, një futbollist interesant. Njihet në tregun shqiptar. Një futbollist që Partizani ata pozicion nuk ka pasur lojtarë që kanë bërë mirë.”

Dinamo – “Ngelet për t’u parë. Dinamo patjetër që ka marrë një lojtar si Sabien Lilaj. Dihen vlerat e tij. Me përvojën e tij, do ndihmoj ekipin në mesfushë. Rexhinaldo ka cilësi dhe vlera. Ka marrë dhe një brazilian që e njoh tek Drenica. Mbetet për tu parë. Duhet parë sesi ingranohet Rezhinaldo. Dinamo na ndeshje deçisive, me Kukësin dhe  Partizanin. Nëse këta futbollistë nuk përshtaten atëherë nuk vlen.”

Afrimet – “Te Partizani 3 afrimet janë pozitive. Largimi i Mustës ishte I çuditshëm . Ka luajtur stabël tek Partizani. Ai ka qenë lojtar stabël. Do ti bëjë punë Kukësit. Mendoj që skuadrat do jenë po ato, pavarësisht zhurmës në merkato. Tirana është po ajo skuadër. E ka pasur të domosdoshme prej dëmtimit të Ngosë.”

Ka bërë mirë me Da Silvën. Vllaznia është po ajo skuadër. Nuk do ketë shumë ndryshime. Kastrioti ka bërë afrime interesante. Kanë afruar 2-3 lojtarë që bëjnë punë dhe e kanë treguar që ndeshjen e djeshme.”

Tirana-Vllaznia E kam theksuar qe Vllaznia është ndër skuadrat më cilësore të kampionatit. Pra them që është superior me të gjitha skuadrat, por nuk po merr rezultatet e duhura. Vllaznia ishte dominate ndaj Tiranës. Tirana nuk luajti mir, por mori atë që deshi. Rezultatet mungojnë për Vllanzinë.”

“Duhet të jetë e kujdesshme në ndeshjet në vazhdim sepse duhen marrë pikët. Nga ana tjetër Tirana e këtij sezoni është pragmatiske. Nuk është skuadër më e mirë se sezonin e kaluar. Vjet kishin cilësi, por këtë vit funksionojnë më shumë si skuadër.

Është me meritë në krye, por këtë ndeshje Vllaznia e dominoi. Tirana e mori lehtë ndeshjen. Vllaznia ishte agresive me Krymin dhe Jonuzin më mesfushë dhe nga kraëht me Gurishtën dhe Hakajn. Edhe trajneri e tha që e rëndësishme ishte që doli me pikë.”

Ndeshjet e Tiranës me Dinamon dhe Kukësin – “Çdo ndeshje është shumë e vështirë. Nuk ka siguri në ndeshje, Tirana sikurse rivalët e tjerë ka vështirësi. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e kampionatit për të parë ecurinë në vazhdim.”

Vllaznia kandidat kryesor për titullin – “Nuk ka Europë për Vllazninë. Po të nisen me ato objektiva në raport me vitin e kaluar ku dolën jashtë parashikimeve. Vjet u shkëputën me 10 pikë. Mund të bënin më mirë megjithëse arritën një objektiv të rëndësishëm.

Këtë vit Vllaznia nuk mund të fshihet për kampionatin. Kanë bërë afrime cilësore. Si Latifi, Dinje, Hakaj si Aralica e shumë të tjerë. Deri më tani nuk ka marrë rezultatet e duhura. Kanë mbingarkesë në sulm. Vllaznia e ka skuadrën të kompletuar.”

Fitorja e Partizanit – “Unë kam thënë që Partizani duhet të bënte ndryshim më parë, jo se trajneri është i keq por për rezultate e dobëta. Kam thënë që trajneri duhej të largohej më parë dhe u gjet ky moment. Kjo fitore ishte shumë pozitive. Ndikon mirë kjo fitore në transfertë. Jep impakt për ekipin dhe për trajnerin si debututes. Në pjesën e parë nuk luajtën mirë, por pas shënimit me Malaj që ishte lojtari më i mirë, u bë e thjeshtë më pas. Një fitore shumë e rëndësishme për ecurinë. Duhet të shohim në vazhdim.”

Kalendari i Partizanit – “Nuk ka kalendar të lehtë. Do ketë vështirësi ndaj Kastriotit. Partizani është favorit, por duhet të jetë shumë  kujdesshëm. Diferenca me kryesuesit është shumë larg. Duhet të fitojë çdo ndeshje që të pretendoj 3 vendet e para. Objektiv kryesor momental është kupa.”

Deklarata e Bledi Shkëmit – “Problemi është që ka një farë të drejte. Këto janë kushtet. Unë jam stërvitur aty kur isha trajner i Kukësit. Janë kushtet ku 2-3 skuadra stërviten në të njëjtën fushë. Nuk është pozitive kur stafi të jetë duke parë stërvitjen. Blendi e tha që kanë qenë rastësisht. Skuadrat pak a shumë njihen.”

“Ndryshon kur janë ekipe të huaja kur nuk i njeh. Kukësi është po ajo skuadër. Pra nuk ka shumë sekrete. Shtyrja e ndeshjes? Ka një lloj të drejte sepse Kukësi është pushim ndërsa Dinamos i bie ngarkesë. Për 7 ditë ka tre ndeshje. Arsyet nuk i di por federata duhet t’ia bëjë të qartë ekipeve kur shtyhen ndeshjet.”

Investimet te Dinamo – “Kupa është shumë e rëndësishme këto momente. Në kampionat do luftojnë të shpëtojnë sepse janë në zonë të rrezikshme. Pozitive ishte që u afrua Kastrioti. Hyri në luftë për ti ngacmuar këto skuadra. Objektivi i Dinamos është që të ngjitet sa më larg. Kupa është objektivi i këtyre skuadrave që janë kualifikuar.”

Presioni më i madh tek Kukësi apo te Tirana – “Tirana është e qetë, sepse mbaroj ndeshjen e saj dhe pret Kukësin. Shpreson të mos fitoj sepse fitorja e Kukësit i afron shumë. Ka dhe një përballje të afërt dhe kampionati është i hapur.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb