Situata në Afganistan ka marrë një rrjedhë tjetër.

Qytetarët po tentojnë të largohen nga vendi, për t’i shpëtuar pushtetit të talebanit. Fëmijët janë ata që po e vuajnë së tepërmi këtë largim. Ata e kanë parë veten tyre në aeroportin e vendit, në mes të turmës, për të siguruar një vend për të ikur. Edhe pamjet që vijnë nga jashtë aeroportit të Kabulit janë apokaliptike.

Nënat, zgjasin përmbi gardhit të gjembtë foshnjat e tyre, me qëllim që të shpëtojnë dhe të sigurojnë një jetesë më të mirë.

Italia është një nga vendet pritëse të afganëve. Në një video të bërë virale, shihen policët italianë duke organizuar lojëra për fëmijët të ardhur. Ata gjithashtu i dhurojnë vogëlushëve lapsa dhe letra për të vizatuar, si dhe i mësojnë lojëra shpejtësie.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: