ELBASAN-Policia e Elbasanit ka goditur dy raste të ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit pa dokumentacion përkatës, ndërsa dy persona po procedohen penalisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale në qytetin e Elbasanit, dyshohej se kryhej veprimtari e kundraligjshme në ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit pa dokumentacion.

NJOFTIMI I POLICISË
Procedohen penalisht dy pronarë lokalesh për “Organizim të lotarive të palejuara”, si dhe per “Vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare në DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale në qytetin e Elbasanit, ku dyshohej se kryhej veprimtari e kundraligjshme në ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit pa dokumentacion kanë evidentuar dhe proceduar dy pronarë lokalesh dhe konkretisht:
A.U, 42 vjeç, pasi në lagjen “Dyli-Haxhire”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij u konstatua se ushtronte veprimtari të lojërave të fatit pa dokumentacion përkatës.
E.Sh, 24 vjeç, pasi në lagjen “Partizani”, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e tij u konstatua se ushtronte veprimtari të lojrave të fatit pa dokumentacion përkatës.
Ne secilin lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga një kompjutër i lojrave të fatit sëbashku me aksesorët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb