TIRANE 

Policia e Tiranës njofton se ka proceduar penalisht një 20-vjeçar për organizim të lotarive të palejuara.

Uniformat blu të kryeqytetit proceduan shtetasin O.B, si dhe sekuestruan në provën e cilësisë materiale një kompjuter që përdorej për aktivitetin e paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale monitor, njësi qëndrore, tastierë dhe maus.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– O. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit O. B në Rrugën “Riza Cerova” u gjet 1 monitor me njësinë qëndrore së bashku me tastierën dhe maosin që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb