NGA MARSELA KARAPANÇO* TIRANË- Rreth 47.8% më shumë të ardhura të mbledhura nga qeveria për 18 muaj nga lojërat e fatit. Të dhënat e raportit janë bërë publike nga ministri i Financave Shkëlqim Cani në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku u diskutua ligji i ri për “Lojërat e Fatit”.
Aksioni “Fund marrëzisë” i ndërmarrë nga policia prej më shumë se një viti, duket se ka sjellë frytet e para, që reflektohen në shifrat në ulje të informalitetit, si dhe në rritjen e parave që shkojnë në arkën e shtetit. Sipas ministrit të Financave Shkëlqim Cani, puna e qeverisë, është shumëfish me e madhe se ajo e qeverisë së kaluar.
Cani dha detaje edhe mbi masat administrative. Kështu janë gjobitur 118 subjekte, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të qeverisjes së djathtë, ishin vendosur vetëm 26 të tilla. Kallëzimit penal për ushtrim të aktivitetit pa licencë përgjatë kësaj periudhe i janë nënshtruar 35 raste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb