Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë, gjatë natës së kaluar, në disa qytete të vendit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se aksioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë, Elbasan, Berat dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Në fokus të këtij aksioni ‘blic’ kanë qenë lokalet dhe subjektet e tjera, që në kundërshtim me ligjin, kanë ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, nga aksioni në mbarë vendin janë shoqëruar mbi 100 persona dhe rreth të tjerë 50 janë arrestuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë administratorë lokalesh. Ky aksion i madh i policisë u zhvillua pas një periudhe të gjatë hetimore nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb