TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama në lidhje me lojërat e fatit.

Ai deklaron se shefi i qevrisë shprehet se shqiptarët shpenzojnë 700 milionë euro për bastet, ndërsa ministria e Financave ka treguar se ato janë 5 herë më të ulëta në shifrat e pretenduara.

Duke bërë llogaritë përkatëse, Vasili shtron pyetje se: A do te shkoje ne burg Rama per 1 miliard euro evazion te lojërave te fatit apo do çojë ministrin??

“Rama deklaron se shqiptaret shpenzojne 700 milione euro per bastet.Shifrat e ministrise se financave per xhiron qe realizojne lojrat e fatit jane 5 here me te ulta dhe nuk i kane kaluar kurre 150 milion euro ne vit.

Aktualisht shtetit lojrat e fatit i paguajne 50 milion euro ne vit. Sipas deklarimit te kryeministrit me 700 milion ne vit per lojrat e fatit keto aktivitete duhet paguan 250 milion euro ne vit,pra 200 milion euro me pak ne nje vit se sa realiteti qe deklaron kryeministri.

200 milion euro me pak ne vit bejne 1 miliard euro evazion ne 5 vjet. Pra publikisht Kryeministri pohon dhe pranon qe 1miliard euro eshte evazioni, apo vjedhja gjigande e qeverise ne 5 vjet me lojrat e fatit.

A do te shkoje ne burg kryeministri vete apo do coje shoket e tij ministra??? Pa burg nuk shlyhen dot 1 miliard euro. Prokuroria ne se eshte e ligjit dhe e shtetit le te filloje ceshtjen kryesisht sepse 1 miliard euro duan pergjigje. Ne te kundert prokuroria ka zgjedhur te vetvritet ne se do ta kaloje edhe kete me nje falje te kryeministrit ne facebook, por te mos harrojne, se kete borxh sot a neser nje do ta paguaje me burg, ose vetem ose te gjithe bashke.”, shkruan  Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb