TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta e vlerëson si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku ai u rendi i katërti në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë! ???”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Më 7 dhjetor 2018 Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb