E ardhmja e Mbappe është e lidhur ngushtë me prezencën e tij në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio në 2021. PSG sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” dëshiron që kampioni i botës të qëndroj në Paris dhe të rinovoj kontratën e tij aktuale e cila i skadon më 2022. Për momentin, Mbappe ka refuzuar çdo negociatë për rinovimin e kontratës duke saktësuar se nuk ka ndërmend të marrë një vendim pa përfunduar ky sezon.

Mbappe 6
Mbappe 6

Kriza që ka sjell Covid-19 ka bërë që dhe vetë drejtuesit e klubit francez të hezitojnë pak përpara se ti ofrojnë kontratën e re, fillimisht flitej për 50 milion euro në sezon. Sigurisht që qëllimi i tyre nuk ndryshon, do të përpiqen deri në fund që Mbappe të firmos kontratën e re deri në 2025 por dhe në këtë pikë Mbappe është skeptik pasi drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që ai të jetë pjesë e Lojërave Olimpike. Sipas mediave franceze, drejtuesit e PSG mund të tolerojnë, janë të gatshëm ta lejojnë të udhëtoj drejt Tokios, në të kundër Mbappe do të refuzoj përfundimisht rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: