Shqipëria ka debutuar në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’ me gjimnastin Matvei Petrov. Sportisti me origjinë ruse nuk ia ka dalë të kualifikohet për në finale e madhe duke u renditur i 9-ti nga 64 garues.

Ai ishte vetëm 0.33 pikë larg kualifikimit për në finale n e madhe, por ka ende shpresë se mund të marrë pjesë në rast se 1 nga 8 të kualifikuarit sipër tij dëmtohet ose tërhiqet nga gara.

  • foto galeri

NJOFTIMI NGA KOKSH

I pari qe nisi garen ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020” per ekipin Olimpik shqiptar,  ishte gjimnasti Matvei Petrov @matvey_pt ne gjimnastike artistike.

Ne disiplinen e kalit me doreza, Matvei beri nje gare mjaft te mire ne Ariake Gymnastics Center duke u renditur i pari ne baterine e trete te Divizionit te dyte.

Performanca e tij e mire i dha Matveit 14.733 pike duke e renditur ne vendin e 9 nga 65 garues, me vetem 0,33 pike larg kualifikimit per ne finalen e madhe.

Megjithate ka ende shprese si reserve e pare ne finalen e 1 gushtit, ne raste demtimi, arsye shendetesore, terheqje nga gara etj. te ndonjerit nga 8 te kualifikuarit.

I urojme Matveit suksese te metejshme ??

#gymnastics #artistic #olympics #tokyo2020 #qualifications #hope #teamAlbania #matveipetrov #fig

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb