Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio do të mbahen ashtu siç është planifikuar, përkundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Nuk jemi në një situatë në të cilën duhet të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, tha Abe për agjencinë e lajmeve Kyodo.

Ai gjithashtu tha se Japonia shpreson të kapërcejë përhapjen e infeksionit dhe do të koordinojë aktivitetet ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Japonia ka 716 raste të konfirmuara dhe ka regjistruar 21 vdekje nga virusi.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb