Një gjest mjaft i bukur nga ana e lojtarëve të Borusias së Mënshengladbahut. Drejtori i klubit gjerman, Maks Eberl, ka deklaruar se lojtarët janë gati të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe punëtorët e tij, që në këtë moment të vështirë prej koronavirusit rrezikon të ketë probleme të mëdha.

“Lojtarët e dinë se çfarë po ndodh dhe kanë vendosur që të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe nëpunësit e tij. Jam shumë krenar për djemtë. është një sinjal i qartë, në këtë periudhë të errët jemi të gjithë të bashkuar”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb