ANGLI- Futbollistët e Manchester United dëshirojnë që Diego Simeone të vijë në vend të Louis van Gaal, në rast të largimit të tij.

Van Gaal ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në stolin e ‘Djajve të Kuq’ dhe në rast shkarkimi të tij, futbollistët e dëshirojnë argjentinasin Simeone si pasardhës të holandezit.

Sipas së përditshmes ‘The Sun’, Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madridi deri në përfundim të këtij stinori, e më pas United, pritet që t’i bëjë një ofertë, pasi ai është i preferuari i shumë futbollistëve.

Përveç Simeones, edhe Pep Guardiola e Jose Mourinho janë kandidat për të marrë drejtimin e 20 herë kampionëve të Anglisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb