“Lojtarët i kërkuan premio, besoj se presidenti do ti kënaq”, kështu u shpreh Simone Inzaghi pas triumfit në Superkupë kundër Juves. Nuk ka vonuar shumë dhe dëshira e tyre do të bëhet realitet.

Sipas “Corriere dello Sport”, Zhang do ta mbaj premtimin e dhënë, madje e përditshmja sportive ka zbuluar edhe shumën.

500 mijë do të vihen në dispozicion të ekipit, shumë e cila do të ndalet mes tyre, një arsye më shumë për të festuar për këtë sukses të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: