Juventus kërkon të shtyjë në kohë grumbullimin e futbollistëve dhe rinisjen e stërvitjes pas ndalesës së detyruar nga Coronavirus. Shkak është mbyllja e kufijve, që deri tani e ka bërë të pamundur udhëtimin e disa futbollistëve që ndodhen jashtë Italisë.

1516473234 553290 1516473724 Noticia Normal
1516473234 553290 1516473724 Noticia Normal

Përveç Higuain, që sipas mediave italiane ka kërkuar të mos kthehet më te Juventus, futbollistët e tjerë që nuk kanë mundur të sigurojnë linja fluturimi për t’u kthyer në Torino janë Khedira, Szczesny, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Danilo. Në shtëpinë e tij në Maderira ndodhet edhe Cristiano Ronaldo, por sulmuesi portugez nuk ka asnjë problem për të udhëtuar me avionin e tij privat. I njëjti diskutim edhe për Rabiot, me francezin, I vetmi që do të udhëtojë me makinë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb