Mesfushori i Juventusit, Emre Çan, ka folur për mikrofonët e Sky Sport duke analizuar obkjektivët e ndryshëm të skuadrës bardhezi në këtë sezon, teksa ka zbritur në plan të dytë Ligën e Kampioneve, ëndrrën e të gjithë tifozërisë juventine.

“Me Atletikon do të jetë e vështirë, ishte një nga rivalët më të fortë që mund të na binte. Janë një skuadër e fortë ndaj të cilës do të jetë e vështirë të luajmë, por ne jemi Juventusi dhe e kemi për detyrë të fitojmë. Tifozët mezi presin që ta shohin Juven të fitojë Ligën e Kampioneve sërish. Gjithashtu kemi objektivin që të fitojmë për të tetën herë radhazi titullin kampion, por nuk do të jetë e lehtë. Ky është objektivi ynë parësor…”

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb