Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin lidhur me zgjedhjet vendore të zhvilluara më 14 maj. Në njoftimin zyrtar sqarohet se Prokuroria është e angazhuar për hetimin e veprave penale, ndërsa sqarohet se janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

-Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

-Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

-5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

-4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

-4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

-3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

-3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

-3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

-2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

-2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

-2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

-1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

-1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

-1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

-Janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

-Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

-Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

-I është atribuuar vepra penale 25 personave.

-Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

-Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, për dy persona nga Prokuroria Vlorë.

-Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb