Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet lokale, duke u fokusuar kryesisht tek gara për Tiranën.
I ftuar në studio, kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko u shpreh se PD nuk mund nuk mund të jetë një parti e cila mund të vijë në pushtet nëse në krye të saj është ish- kryeministri Sali Berisha, i cili sipas Bejkos është një nga liderët shqiptarë më të izoluar në 100 vitet e fundit.
Ndërkohë, gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se me vendimin e marrë nga PD e drejtuar nga Alibeaj për t’u bërë pjesë e garës për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale, po i bëhet një shërbim Partisë Socialiste, duke favorizuar kandidatin e majtë.
Ai u shpreh se kandidimi i Bejkos për bashkinë e Tiranës, mund të dëmtojë edhe kandidatin e dalë nga Primaret, Belind Këlliçi.
Pjesë e diskutimit:
Bejko: Rithemelim real të PD nuk ka por ka kthim në të kaluarën.
Thjeshtë do futen në rresht me bari Berishën e nuk do jenë më parti pushteti. Do jenë e madhe, por e pamjaftueshme.
Berisha lideri më i izoluar që ka pasur Shqipëria në 100 vitet e fundit. Madje edhe Ramiz Aliaj ishte më i lirë në kontakt me ndërkombëtarët.
Duhet një figurë e re e dalë nga procesi por i pacaktuar nga Berisha.
Kikia: Nuk jam i lumtur të konstatoj se rezultoi i vërtetë se ndarja e PD është përfundimtare. Se çdo ndodhë me PD, mendoj që është një diskutim që do mbetet për tu bërë pas majit.
Nëse do jetë zgjidhje ikja e Berishës, Bashës apo Alibeajt apo të tre, një histori përjashtimi, dy palët në PD nuk janë ndarë për arsye parimore. Çështje që i takon periudhës pas majit.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, ajo që kemi diskutuar me kohë ka qenë nëse grupi i Alibeajt do nxirrte kandidat në të gjitha bashkitë, ndarja e votës do çonte drejt karriges së kryetarit kandidatin socialist. Në çdo bashki që ka kandidat paralel nga opozita, është i favorizuar kandidati socialist. Pavarësisht gjithçkaje, hedhja në garë e kandidatëve paralel, në 90 përqind favorizon kandidatin e PS dhe ju do merrni hunjt e do fajësoni njëri tjetrin.
Në “Lokale” fituesi nga humbësi ndahen me 100 vota.
Unë nuk besoj që ju do të fitoni në Tiranë, por mund të shkëpusni mjaftueshëm vota nga opozita sa për të dëmtuar Belind Këlliçin.
(BalkanWeb)